Qeveria e re populiste e Italisë ka marrë votë-besimin në Dhomën e Lartë të Parlamentit. Dhoma e Ulët pritet të votojë të mërkurën.
Aleanca mes anti-establishmentit Lëvizja Pesë Yjet dhe krahut të djathtë Liga kanë fituar mbështetjen e Senatit falë 171 votave në favor, 117 kundër dhe 25 abstenimeve, transmeton portali arbresh.info.
Më parë kryeministri i sapozgjedhur i Italisë, Giuseppe Conte, ka mbajtur fjalimin e tij të parë në Senatin italian, duke folur për nevojën e qeverisë për të reduktuar borxhin e madh publik të vendit “nëpërmjet rritjes”, jo kursimit.
Javën e kaluar, një koalicion euroskeptik Lega dhe lëvizja anti-establishment Pesë Yjet (M5S) kanë arritur të formojnë një qeveri pas javësh bisedimesh dhe refuzimin e përpjekjes së tyre të parë për të formuar një kabinet.
Ndër çështjet e tjera, marrëveshja e koalicionit ndërmjet dy partive bën thirrje për heqjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe për rivendosjen e Moskës si një ndërmjetës strategjik të krizave siriane, libiane dhe jemenase./Arbresh.info/
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...