Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, tha se edhe pse stili i tij ishte i gabuar, qasja e ish-presidentit amerikan Donald Trump ndaj Kinës ishte e drejtë, transmeton Anadolu Agency.
Blinken duke iu përgjigjur pyetjeve të Wolf Blitzer në televizionin amerikan CNN, theksoi se SHBA duhet të vendosë marrëdhëniet e saj me Kinën nga një pozicion i fuqishëm, qoftë në bashkëpunim, konkurrencë apo marrëdhënie kundërshtare.
Duke vlerësuar marrëdhëniet me Kinën, Blinken bëri gjithashtu një vlerësim ndaj ish-presidentit Trump.
“Nëse jemi të drejt ndaj presidentit Trump, qasja e tij e ashpër ndaj Kinës ishte e drejtë. Kjo ishte e drejtë. Mënyra se si e bëri ishte gabim por principi themelor ishte i drejtë”, tha Blinken.
Ai tregoi se për të krijuar një marrëdhënie nga pozitë e fuqishme me Kinën, Washingtoni duhet të përforcojë aleancat e tij.
“Kur shkelen të drejtat e popujve ujgurë në rajonin Xinjiang ose abuzohet demokracia në Hong Kong ne duhet të jemi të pozicionuar ushtarakisht për të parandaluar një sulm të mundshëm dhe duhet të investojmë në njerëzit tanë për të konkurruar në mënyrë efektive. Nëse i bëjmë të gjithë këto dhe kur të gjithë këto do të jenë nën kontrollin tonë, mund të krijojmë marrëdhënie nga një pozitë e fuqishme me Kinën”, u shpreh ai.
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...