Edhe beteja në Alaskë, nuk është vendosur ende. Kandidatja demokrate Mary Peltola po kërkon rizgjedhjen në Dhomën e Përfaqësuesve, kurse kundërshtarja e saj është ish-guvernatorja republikane Sarah Palin.
Palin, ish-kandidate për nënpresidente, humbi me disa pikë nga Peltola në zgjedhjet speciale për Dhomën e Përfaqësuesve në gusht, pas vdekjes së deputetit republikan Don Young, në fillim të këtij viti, shkruan bbc.
Palin, e cila mbështetet nga Trump, tani po kërkon t’ia kthejë vendin republikanëve në një revansh kundër Peltola, që do ta vendoste atë në Dhomën e Përfaqësuesve nga viti 2023 e tutje nëse fiton.
Gjithashtu ekziston një garë e ngushtë për një vend në Senat midis dy kandidatëve republikanë. Senatorja Lisa Murkowski, e cila votoi për gjykimin e ish-presidentit Donald Trump në procesin e parë dhe të dytë gjyqësor, po kërkon të rizgjidhet.
Ajo po garon kundër kandidates republikane Kelly Tshibaka që mbështetet nga Trump. E guvernatori i Alaskës, Mike Dunleavy, gjithashtu është në garë për t’u rizgjedhur. /arbresh.info/
“Shkëlqimi dhe rënia e Prishtinës” – A gab...
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...
FIFA refuzon ndryshimin e kalendarit të Botërorit 2026, Iran...
Rasti tronditës në Lipjan, QKUK për gjendjen e 5-vjeçarit: P...
Konate rikthehet për Liverpool, dyshime për Gomez para përba...
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...