Shefi i NATO-s, Mark Rutte ishte pjesë e bisedimeve të zhvilluara në video-konferencën me presidentin e SHBA Donald Trump, presidentin ukrainas Volodymir Zelensky si edhe udhëheqësit europianë.
Pas këtij takimi të zhvilluar Rutte ka reaguar nëpërmjet një postimi në platformën X. Ai theksoi se qëndrojnë të bashkuar në përpjekjet për t’i dhënë fund Ukrainës, duke nënvizuar se tashmë “topi” është në fushën e Putinit.
“Ne jemi të bashkuar në përpjekjet tona për t’i dhënë fund kësaj lufte të tmerrshme kundër Ukrainës dhe për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. E vlerësoj lidershipin e Trump dhe bashkëpunimin e ngushtë me aleatët. “Topi” tani është në fushën e Putinit”, tha ai, duke iu referuar takimit të ardhshëm midis Trump dhe Putin në Alaska.
/abcnews.al/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...