
NATO Secretary General Mark Rutte visits Kiev and meets with the President of Ukraine, Volodymyr Zelensky
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë sot Uashingtonin ku do të marrë pjesë në një takim të rëndësishëm të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump.
Ky takim do të përfshijë gjithashtu presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe liderë të tjerë evropianë.
Raportohet se Trump dhe Zelensky pritet që të kenë një takim dypalësh përpara se udhëheqësit evropianë të bashkohen me një bisedë më të gjerë.
Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi detajet e orarit.
“Nëse paqja nuk do të jetë e mundur këtu dhe kjo do të vazhdojë thjesht si një luftë, njerëzit do të vazhdojnë të vdesin me mijëra… për fat të keq mund të përfundojmë atje, por nuk duam të përfundojmë atje”, tha Sekretari i Shtetit Marco Rubio në një intervistë me “Face the Nation” të CBS.
Takimi vie vetëm pak ditë pas takimit me rëndësi të jashtëzakonshme që ngjau mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin në Alaska.
Sipas njoftimit, takimi pritet të fokusohet në çështje kyçe të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë dhe më gjerë, duke forcuar bashkëpunimin mes shteteve të NATO-s dhe partnerëve të tjerë globalë.RR
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...