Rusia zhvilloi një test të raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se pamjet që kanë realizuar përmes dronit tregojnë se objektivi i testit raketor është shkatërruar me sukses.
Prova në fjalë është cilësuar si një kundërpërgjigje ndaj testit të raketave nga SHBA-ja javën e kaluar.
Më 2 gusht, SHBA u tërhoq zyrtarisht nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi (INF), pas një lufte disamujore verbale ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit.
Traktati u nënshkrua në vitin 1987 nga lideri i atëhershëm sovjetik Mikhail Gorbachev dhe presidenti i amerikan Ronald Reagan, duke i zvogëluar gjasat për një luftë bërthamore në Europë.
Sipas traktatit, të dy palët shkatërruan tërë klasën e raketave me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi brenda një periudhe prej katër vitesh.
Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë shprehur shqetësime nga një garë e re e mundshme armësh në mungesë të kësaj marrëveshjeje historike.
Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekues...
Liga e Kampionëve vazhdon me dy super sfida sonte
Trump: Kina ndihmoi në negociatat për armëpushim me Iranin
Mbahet mbledhja e Kryesisë, përcaktohet rendi i ditës për se...