Dy dronë ukrainas kanë sulmuar kompleksin për përpunimin e naftës dhe petrokimikateve, Gazprom Neftekhim Salavat – që është një nga komplekset më të mëdha në Rusi – që gjendet në rajonin Bashkortostan të Rusisë, tha kreu rajonal, Radiy Khabirov.
Ukraina ka intensifikuar sulmet me dronë ndaj infrastrukturës ruse të naftës dhe gazit që nga gushti, pasi në Kiev është rritur zemërimi lidhur me bisedimet e paqes lidhur me luftën që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022.
Kremlini vlerëson se përpjekjet për paqe janë pezulluar.
“Po e vlerësojmë dëmin. Aktualisht jemi duke e shuar zjarrin dhe të gjitha ekipet emergjente kanë dalë në terren”, tha Khabirov përmes Telegramit më 18 shtator.
Ai tha se nga ky sulm nuk ka viktima dhe shtoi se sigurimi i kompleksit ka hapur zjarr ndaj dronëve.
I njëjti kompleks ishte sulmuar nga Ukraina në maj të vitit 2024. Ndërkaq, javën e kaluar dronët ukrainas sulmuan një rafineri të naftës në Ufa, kryeqytetin rajonal të Bashkortostanit, që gjendet rreth 1.400 kilometra nga kufiri ukrainas./rel
Sulmet terroriste të Serbisë në Kosovë, Kurti: Vakuumi që lë...
Kryeministri Estonisë në konferencë me Ramën: E mbështesim i...
Kurti kërkon nga BE statusin kandidat dhe hapjen e negociata...
Policia nis hetimet për rastin në Trepçë ku u bllokuan 48 mi...
Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten de...
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj