Ushtria e Rusisë tha më 29 nëntor se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri, me qëllim që të zmbrapsë forcat opozitare që kanë nisur një ofensivë të madhe në qytetin e Alepos, raportuan mediat shtetërore ruse.
Kryengritësit opozitarë dhe aleatët e tyre, që mbështeten nga Turqia, kanë hyrë në Alepo, qytetin e dytë më të madh të Sirisë, pasi të mërkurën nisën një ofensivë të befasishme kundër forcave qeveritare siriane, që mbështeten nga Irani dhe Rusia.
Luftëtarë në Zarbah, teksa forcat opozitare vazhdojnë ofensivën e tyre në Alepo. 29 nëntor 2024.
Luftimet janë ndër më vdekjeprurëse në vitet e fundit në luftën civile siriane.
“Forcat ajrore ruse kanë kryer bombardime ndaj pajisjeve dhe ushtarëve të grupeve të paligjshme të armatosura, të pikave të kontrollit, depove dhe pozicioneve të artilerisë të terroristëve”, citohet të ketë thënë një zëdhënës i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, sipas mediave shtetërore ruse.
Rusia ka pretenduar se ka “shkatërruar” 200 militantë në 24 orët e fundit.
Këto pretendime nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.
Moska është mbështetësja më e rëndësishme ushtarake e udhëheqësit sirian, Bashar al-Assad, dhe përfshirja e Rusisë në konfliktin civil më 2015 ndryshoi rrjedhën e luftës në favor të forcave të al-Assadit./rel/
KFOR-i shënon Ditën Kombëtare të Kanadasë me ceremoni në Pri...
Katër persona humbin jetën nga rrëzimi i një aeroplani trajn...
Kalojnë dy orë, s’ka lëvizje nga krerët e partive politike, ...
Vdes 23-vjeçari kosovar gjatë qëndrimit për pushime në Lezhë
Lëvizje e papritur nga Liverpooli, kampioni anglez transfero...
Begaj takim me anëtarë të komunitetit arbëresh në Kalabri: J...