Të paktën nëntë njerëz janë plagosur në Kiev nga një sulm rus me dronë mëngjesin e së mërkurës, njoftoi administrata ushtarake e qytetit.
Qarku Solomianki ishte në shënjestër të sulmit, ku shpërthime kanë ndodhur në disa banesa të një ndërtese shumëkatëshe.
Autoritetet raportuan se 18 njerëz u evakuuan nga ndërtesa dhe se midis të plagosurve ndodhej edhe një fëmijë.
Forcat kundërajrore ukrainase arritën të rrëzojnë 33 nga 62 dronët që Rusia lëshoi në drejtim të 10 rajoneve të tjera, përfshirë Çerkasinë, Hmelnitskin, Harkivin, Zaporizhjën, Donjeckun, Dnipropetrovskin, Sumin, Çernihivin dhe Poltavën.
Një ditë më parë, bombardimet ruse kishin shkaktuar vdekjen e katër personave në Harkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë./euronews
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro