Të paktën 16 persona janë konfirmuar tashmë të vdekur në Ternopil dhe të tjerë mund të jenë ende të bllokuar nën rrënoja.
Në një nga ndërtesat banimi që u goditën nga dronët rusë, disa kate u shkatërruan plotësisht.
Ka shumë të plagosur, raportojnë mediat ukrainase, raporton sky news.
Shumë rajone gjithashtu u sulmuan masivisht mbrëmë, përfshirë Kievin, Mykolayvin, Chercasin, Chernihivin, Dnipron, Kharkivin, Lvivin, Ivanofrankivskin, Donetskun dhe Ternopilin.
Forcat ruse lansuan 470 dronë dhe 48 raketa të llojeve të ndryshme ndaj Ukrainës.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022, duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...