Rusia ka zbuluar për herë të parë flotën e saj të avionëve luftarakë “të padukshëm”, në kohën kur më së shumti po flitet për një Luftë të Tretë Botërore.
Sukhoi-57 do të rivalizojë avionët amerikanë F-22 dhe Chengdu J-20 dhe Shnyang J-31, transmeton portali arbresh.info.

Zyrtarët ushtarakë pretendojnë se teknologjia përvjedhëse e modës më të fundit do ta bëjë aeroplanin 150 milionë dollarësh të vështirë për t’u gjurmuar nga radarët e armikut.
Shefi i forcave ajrore ruse Viktor Bondarev e përshkroi avionët, të cilët kanë një shpejtësi maksimale 1,615 mph, si një “makinë të mrekullueshme”.
Gjenerata e pestë do të mbajë raketa K-77M me një varg prej 125 miljesh, sipas Newsweek.

Rusia ka pohuar më parë se avioni do të jetë më i lirë për t’u prodhuar sesa ekuivalenti i saj në SHBA, me njësi që kushtojnë më pak se 150 milionë dollarë.
Megjithatë, Su-57 ka një vit tjetër testimi para se njësitet të hyjnë në shërbimin ushtarak më 2019./Arbresh.info
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron