Rusia sot raportoi numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi: 1,178.
Numri i mëparshëm rekord – 1,161 – u regjistrua më 31 tetor.
Sipas task-forcës qeveritare për koronavirusin, shifra zyrtare e vdekjeve nga koronavirusi në Rusi është gati 241,000 – më e larta në Evropë dhe e katërta më e lartë në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Indisë, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Task-forca raportoi të martën edhe për 39,008 raste të reja të të infektuarve – mbi 5,000 prej tyre në Moskë.
Për të frenuar përhapjen e infeksionit, presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar periudhën e mospunës nga 30 tetori deri më 7 nëntor.
Gjatë kësaj kohe, shumica e agjencive shtetërore dhe bizneseve private do t’i pezullojnë operacionet.
Moska, ndërkaq, është futur në izolim të pjesshëm qysh të enjten e kaluar. /arbresh.info/
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...