Zëdhënsi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov ka akuzuar koalicionin e udhëhequr nga SHBA-të për bombardimin e qyetit sirian Raqqa, duke thënë se “qyteti është zhdukur nga faqja e dheut” gjatë luftës kundër Shtetit Islamik.
Forcat Demokratike të Sirisë e morrën Raqqan në javën e kaluar, ndërsa të dielen kanë deklaruar se kanë marrë nën kontrollë fushën më të madhe të naftës në Siri, transmeton portali arbresh.info
Moska e ka krahasuar Raqqa me qytetin Drezden që ishte shkatërruar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara thotë se u përpoq të minimizojë rreziqet ndaj civilëve.
Në anën tjetër, Rusia vetë është akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës gjatë bomdardimeve në Aleppo në vitin e kaluar.
Hetuesit e OKB-së për krimet e luftës kanë deklaruar se “edhe në Raqqa është shfaqur një shifër tronditëse e njerëzve civilë që kanë humbur jetën”.
Aktivistët sirianë thonë se diku rreth 1,873 civilë janë vrarë si rezultat i sulmeve ajrore të udhëhequra nga SHBA-të./arbresh.info/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...