Rusia do të sanksionojë zyrtarët gjermanë e francezë si hakmarrje ndaj sanksioneve të Bashkimit Evropian mbi Rusinë, njofton ministri i jashtëm Sergei Lavrov.
Zyrtarët rusë u sanksionuan nga BE-ja në tetor, pasi u helmua me agjentë nervorë, figura opozitare ruse Alexei Navalny, transmeton portali arbresh.info
Aktivisti anti-korrupsion ra në komë, pasi u helmua me agjentin nervor të kohës së Sovjetizmit Novichok.
BE akuzoi shërbimet ruse të sigurisë për bashkëpunim në sulm.
Ministri i Jashtëm rus Lavrov tha se Kremlini kishte konfirmuar sanksionet në përgjigje dhe se ato së shpejti do t’i njoftohen Gjermanisë dhe Francës.
“Meqenëse Gjermania ishte forca lëvizëse pas sanksioneve të Bashkimit Evropian të lidhura me Navalny, meqenëse këto sanksione kanë të bëjnë drejtpërdrejt me stafin e lartë të administratës presidenciale të Federatës Ruse, sanksionet tona të përgjigjes do t’i pasqyrojnë ato”, tha Lavrov.
Sanksionet ruse do të synojnë stafin e lartë në zyrat e krerëve të Gjermanisë dhe Francës, tha Lavrov.
Lavrov pretendoi se Moska kishte “arsye për të besuar” se agjenti nervor hyri në sistemin e Navalny gjatë fluturimit të tij të evakuimit në Berlin, pasi ai ishte sëmurur.
Zëdhënësja e Navalny Kira Yarmysh tha se sugjerimi ishte “më idioti nga të gjithë”./arbresh.info/
SHBA-të dhe Irani nisin sulme të reja mes bisedimeve të ngec...
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin ...
PE-ja pritet të votojë raportin për Kosovën
Moti sot me diell, temperatura arrin 27 gradë
Kurti pret sot në takim Presidentin e KE-së
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...