Rusia tha sot se ka rrëzuar dhjetëra dronë të lëshuar nga Ukraina.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se 42 dronë u shkatërruan mbi Krime, nëntë u rrëzuan nga forcat e mbrojtjes ajrore, 33 nga përdorimimi i mjeteve elektronike.
Krimea u aneksua nga Rusia në vitin 2014. Nuk pati njoftime për viktima.
Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së tha të enjten se do të trajnojë ukrainasit për përdorimin dhe mirëmbajtjen e avionëve luftarakë F-16.
Departamenti i Mbrojtjes tha në një deklaratë se trajnimi do të mbahet në bazën e Gardës Kombëtare Ajrore Morris në Tucson, Arizona.
Zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder tha se trajnimi nga Shtetet e Bashkuara është në vazhdën e përpjekjeve ndërkombëtare për të zhvilluar dhe forcuar mbrojtjen e Ukrainës në terma afatgjatë.
Trajnimi do të fillojë në tetor, pasi ukrainasit të përfundojnë një kurs të gjuhës angleze që do të fillojë në shtator.
Ndërkohë, Norvegjia po i dhuron Ukrainës avionë luftarakë F-16, tha kryeministri norvegjez Jonas Gahr Stoere gjatë një vizite në Kiev të enjten.
Numri i saktë i avionëve të dhuruar nuk ishte i qartë, por kryeministri tha se ndoshta do të ishte më pak se 10.
Norvegjia është vendi i tretë evropian, pas Holandës dhe Danimarkës, që njofton dhurimin e avionëve luftarakë për t’u përdorur në luftën e Ukrainës kundër Rusisë.
Po të enjten, Shtetet e Bashkuara njoftuan vendosjen e sanksioneve ndaj 11 personave dhe 2 subjekteve që thuhet se janë të lidhura me zhvendosjen dhe transferimin e detyruar të fëmijëve të Ukrainës, ndërsa Uashingtoni rrit presionin ndaj Moskës për agresionin e saj në Ukrainë.
Qeveria e Ukrainës vlerëson se autoritetet ruse kanë dëbuar dhe/ose zhvendosur me forcë mbi 19,500 fëmijë nga shtëpitë e tyre që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022./VOA
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...