Ndërsa në Ukrainë vijojnë luftimet që prej 24 shkurtit dhe tensionet vijojnë të jenë tejet të larta, Rusia ka njoftuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se do të mbajë një stërvitje strategjike bërthamore.
Lajmi është bërë i ditur nga, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.
Megjithatë, ai qetëson opinionin publik se stërvitja e njohur si “Grom” mbahet çdo vit, shkruan A2CNN.
Megjithatë, gjatë javëve të fundit është folur më shumë se kurrë më parë për rrezikun e një sulmi bërthamor.
Këtë të martë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan Rusinë me pasoja të rënda nëse përdor në Ukrainë ato që po konsiderohen “bomba të pista”.
Reagimi vjen pas akuzës së njëjtë të lëshuar nga Moska në drejtim të Kievit, me Britaninë e Madhe që thotë se ky është një pretekst i fabrikuar i presidentit Vladimir Putin për një përshkallëzim edhe më të madh të luftës, në nivele të pakontrollueshme.
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua