Shërbimi i Sigurisë i Federatës Ruse (FSB) njoftoi se ka ndaluar një anije me katër shtetas ukrainas në Detin Azov, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas inspektimit, ekuipazhi u zbulua se nuk kishte identifikimin dhe liçensat e nevojshme për të peshkuar në zonë, thuhet në një njoftim të FSB-së.
“Kapiteni i anijes nuk iu bind kërkesave ligjore të patrullës kufitare për të ndaluar dhe u përpoq të ikte”, thuhet më tej, duke u theksuar se janë gjetur më shumë se 290 peshq shojza, si dhe një rrjete e paligjshme peshkimi.
Anija dhe ekuipazhi i saj u dërguan në portin Kerç për hetime të mëtejshme, thuhet më tej në njoftim.
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...