Mijëra vetë kanë protestuar në Rusi kundër planeve të qeverisë për kufizime në përdorimin e internetit. Një tubim gjigant u mbajt në Moskë e demonstrate të ngjashme u zhvilluan në dy qytete të tjera pas miratimit që Parlamenti i ka bërë projektligjit kontrovers.
Qeveria pretendon se nisma, e cila lejon izolimin e shërbimit rus të internetit nga pjesa tjetër e botës, do të përmirësojë sigurinë kibernetike.
Aktivistët, e shohin thjesht si përpjekjen e radhës për të forcuar censurën e për t`i zënë frymën disidentëve.
“Ne jemi këtu sepse anonimati po zhduket në Rusi. Autoritetet aprovojnë ligje që i fusin njerëzit në burg pa arsye, bllokojnë përmbajtjen e internetit dhe qasjen ndaj informacionit”, shprehet Nikita Ushakov, studente.
“Epo të duhet errësirë për të vjedhur e vrarë, apo jo? Se për gjëra të tjera është drita, dhe në ditët tona, drita është interneti”, tha Viktor Tinovitsky, inxhinier.
“Duart larg nga internet” dhe “jo izolimit” ishin disa prej sloganëve të përsëritur nga protestuesit në tubim. Sipas opozitës, pati disa të arrestuar, por policia ruse nuk e konfirmoi një gjë të tillë.
Një votim i dytë mbi projektligjin pritet më vonë gjatë muajit, dhe nëse ai kalon në Parlament, në fund nuk i nevojitet veçse firma e presidentit Vladimir Putin.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...