Kremlini kundërshtoi një deklaratë të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke thënë se Rusia nuk e ka njoftuar zyrtarisht Trumpin për aktivitetet e personelit të saj në Venezuelë. Rusia bëri të ditur se po vazhdon bashkëpunimin me qeverinë e presidentit të kontestuar të Venezuelës, Nicolas Maduro.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump përmes një postimi në Twitter, tha se Rusia kishte larguar “shumicën e njerëzve të saj” nga Venezuela, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov u tha gazetarëve se Rusia nuk ka kontaktuar me Trumpin lidhur me këtë çështje. Peskov tha se këshilltarët ushtarakë rusë ende punojnë në Venezuelë dhe “ky proces po shkon sipas planit”.
Në mars, Trump i bëri thirrje Rusisë të “dalë” nga Venezuela pasi Moska dërgoi rreth 100 ushtarakë në vendin e Amerikës Latine, ku udhëheqësi i opozitës Juan Guaido e shpalli veten president i përkohshëm.
Guaido mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 50 vende të tjera, ndërsa presidenti i kontestuar Maduro mbështetet nga aleatë të tillë si Rusia dhe Kina.
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...