Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, tha se Rusia akoma nuk e di nëse trupat amerikane janë tërhequr nga Siria veriore, raporton Anadolu Agency (AA).
Moska ka dyshime nëse trupat amerikane do të tërhiqen dhe askush nuk e ka informuar Rusinë për tërheqjen e tyre nga Siria veriore, tha Peskov para përfaqësuesve të mediave.
“Ne nuk e dimë se cilat trupa do të tërhiqen nga atje, sa është numri i tyre dhe nëse ata janë tërhequr apo jo”, theksoi Peskov.
Ai shtoi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk e ka kontaktuar homologun e tij turk apo amerikan në lidhje me zhvillimet në Sirinë veriore.
Presidenti amerikan Donald Trump të hënën përsëriti zotimin e administratës së tij për tërheqjen e trupave nga Siria pas një bisede telefonike me homologun turk Recep Tayyip Erdoğan një ditë më parë.
Turqia që moti ka denoncuar kërcënimin nga terroristët në lindje të Eufratit në veri të Sirisë, duke u zotuar për veprime ushtarake për të parandaluar formimin e një “korridori terrorist” atje.
Që nga viti 2016, operacionet “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” në veriperëndim të Sirisë kanë çliruar rajonin nga terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it, duke u mundësuar sirianëve që shpëtuan nga dhuna të kthehen në shtëpitë e tyre.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e organizatës terroriste PKK.
Osmani prezanton aderimin e ri
Pak orë afat, PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje – 5 par...
Trump për çmimet e shtrenjta të biletave të Kupës së Botës: ...
“Tani mund të flini të qetë, një hall më pak”, S...
Bullgari, Radev merr mandatin për formimin e qeverisë së re
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet për statusin kan...