Rusia ka njoftuar se 20 diplomatë nga Republika Çeke do të dëbohen nga vendi.
Ky hap vjen pasiqë Çekia dëboi 18 diplomatë rusë të shtunën.
Agjentët lokalë të inteligjencës çeke thonë se diplomatët janë operativë të inteligjencës ruse. Ata dyshohen për përfshirje në një shpërthim në një depo armësh në vitin 2014 që vrau dy persona, raporton BBC.
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian janë vendosur të diskutojnë mbi akuzën gjatë një takimi të hënën.
Moska u ka dhënë diplomatëve çekë një ditë për t’u larguar ndërsa Republika Çeke u ka dhënë rusëve 72 orë.
Ministria e jashtme e Rusisë e quajti vendimin çek “të pashembullt” dhe një “akt armiqësor”.
Gjiganti anglez me ofertë prej 90 milionë eurosh për Arda Gu...
Ndërron jetë i lënduari nga aksidenti me tren në Klinë
Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës
Banorët e Rugovës protestojnë kundër vendimit për ndalimin e...
10 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA
Kurti merr pjesë në përurimin e tri ndërtesave sociale në Pr...