Rusia dhe Kina i kanë bërë thirrje Koresë Veriore që t’i ndalë programet e veta bërthamore dhe raketore, pak kohë pasi kjo e fundit pohoi se e ka testuar me sukses raketën e parë balistike interkontinentale.
Të dy vendet po ashtu kanë bërë thirrje në të njëjtën kohë që SHBA-ja dhe Koreja Jugore t’i suspendojnë ushtrimet e shkallës së lartë ushtarake, transmeton Express.
Koreja Veriore ka thënë se raketa e saj mund të godasë kudo në botë.
Derisa Veriu duket se ka bërë përparim, ekspertët besojnë se raketa e saj nuk mund ta godasë saktë cakun.
Përkundër pohimit të Koresë Veriore, edhe SHBA-ja edhe Rusia kanë thënë se raketa e saj nuk ka përbërë asnjë kërcënim ndaj vendeve të tyre përkatëse.
Duke e quajtur të papranueshëm shkrepjen e raketës, Rusia dhe Kina po ashtu i kanë bërë thirrje SHBA-së që të mos e vendosë sistemin anti-raketor “Thaad”, i cili për qëllim ka interceptimin e sulmeve nga Koreja Veriore.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka qenë sot në Moskë, ku u takua për bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin.
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...