Rusia dhe Irani kanë forcuar edhe më tej aleancën e tyre, pasi më 25 prill arritën një marrëveshje të re për gazin, sipas së cilës Moska do të dërgojë 55 miliardë metra kub gaz në Teheran çdo vit.
Irani ka dalë të jetë një nga aleatët kryesorë të Rusisë gjatë luftës në Ukrainë. Si Moska, ashtu edhe Teherani janë nën sanksione të ashpra nga Perëndimi.
Ministri iranian i Naftës, Mohsen Paknejad, ishte në vizitë në Moskë dhe nënshkroi marrëveshjen e re për gaz me homologun e tij rus, Sergei Tsivilev.
Paknejad njoftoi për nënshkrimin e marrëveshjes “që parashikon, në pjesën e parë, 55 miliardë metra kub gaz në vit”.
Ai tha se gazi do të transportohet përmes Azerbajxhanit, që i ndan të dyja shtetet nga njëri-tjetri.
Tsivilev, ndërkaq shtoi se çmimet ende nuk janë vendosur, por se dërgesat do të fillojnë këtë vit.
Rusia dhe Irani kanë nënshkruar këtë vit një marrëveshje për partneritet strategjik.
Marrëveshja për gazin vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po ushtrojnë presion mbi Iranin që të heqë dorë nga programi i tij bërthamor.
Ministri iranian ndodhej në Moskë po të njëjtën ditë kur i dërguari amerikan, Steve Witkoff, u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kremlin.
Kievi dhe vendet perëndimore thonë se Irani po dërgon armë në Moskë për ofensivën e saj në Ukrainë./rel
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit