Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se si pjesë e masave të parandalimit strategjik ka vendosur 3 avionë luftarakë me raketa hipersonike “Kinzhal” në Kaliningrad, rajonin e Rusisë në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas ministrisë, 3 avionët luftarakë Mig-31 që posedojnë raketat hipersonike “Kinzhal” u vendosën në aeroportin ushtarak Chkalovsk në rajonin e Kaliningradit, në kuadër të masave parandaluese.
Në deklaratë vihet në dukje se avionët do të kryejnë mision luftarak 24 orë.
Avionët me raketat “Kinzhal” janë në ndërveprim me njësitë e forcave ajrore ruse dhe me sistemet e mbrojtjes ajrore njoftohet në deklaratën ku theksohet se avionët bashkëpunojnë edhe me avionët e Flotës Baltike Ruse.
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...