Moska ka njoftuar dëbimin e dy diplomatëve finlandezë në kundërpërgjigje të vendimit të Helsinkit që dëboi dy diplomatë rusë në prill. Ministria e Jashtme ruse tha më 17 maj se ka thirrur ambasadorin finlandez në Rusi, Antti Helantera, për ta informuar atë për vendimin e marrë, sipas CNN, transmeton arbresh.info.
Moska tha se këtë vendim e ka marrë për shkak të “kursit konfrontues të Finlandës karshi Rusisë”. Muajin e kaluar, Finlanda dëboi dy pjesëtarë të stafit të ambasadës ruse në Helsinki në përgjigje të agresionit rus kundër Ukrainës.
Shtetet europiane kanë dëbuar qindra diplomatë rusë, që prej nisjes së pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt./arbresh.info/
Rama pas takimit me homologun grek: Ne duam t’u bashkohemi j...
Hoxha takim me homologun grek: Kapitull i ri në marrëdhëniet...
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...