Një alarm për sulm ajror është lëshuar në të gjithë Ukrainën, pasi një breshëri raketash goditën qytetet më të mëdha, shkruan BBC.
Këshilltari presidencial Oleksiy Arestovych shkroi në mediat sociale se më shumë se 100 raketa ishin lëshuar drejt qyteteve të Ukrainës.
Të paktën dy shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin Kiev, por ishte e paqartë nëse ato ishin shkaktuar nga sulmet me raketa apo nga mbrojtja ajrore.
Shpërthime u dëgjuan edhe në qytetet Kharkiv, Odesa dhe Zhytomyr.
Udhëheqësi rajonal i Odesa, Maksym Marchenko foli për një sulm masiv raketor në Ukrainë.
Arestovych u bëri thirrje civilëve të kërkonin strehim dhe tha se mbrojtja ajrore e vendit po funksiononte.
Dhjetra sulme ruse kanë goditur Ukrainën në javët e fundit, duke shkaktuar ndërprerje të përsëritura të energjisë në të gjithë vendin. Sulmet e fundit kanë shkaktuar tashmë ndërprerje të energjisë në Odesa dhe Dnipropetrovsk.
Oleksandr Vilkul, kreu i Administratës Ushtarake në qytetin qendror të Kryvyi Rih, tha se raketat ishin lëshuar nga “anijet dhe avionët rusë nga Deti i Zi”. Ai shtoi se energjia në qytet ishte ndërprerë si një “masë paraprake”.
Më herët, komanda jugore e Ukrainës kishte lëshuar një paralajmërim se forcat ruse po përgatiteshin të lëshonin deri në 20 raketa nga pozicionet në Detin e Zi.
Moska ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilët në sulmet e saj raketore. Megjithatë, presidenti Vladimir Putin ka pranuar së fundmi se trupat ruse kanë goditur objektet kritike energjetike të Ukrainës. /arbresh.info/
Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të P...
Vranësira, shi e borë – parashikimi i motit për fundjavë
KESCO thotë se iu rritën shpenzimet, qytetarët kundërshtojnë...
Kurti aludon se më pak mjekë po ikin nga Kosova- Thotë se sf...
Shkencëtarët zbulojnë në hapësirë një molekulë që jep sinjal...
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia