Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shprehur dyshimet e tij mbi bisedimet për paqen me Ukrainën, teksa e ka akuzuar lidershipin e Kievit se ka urdhëruar sulme terroriste vdekjeprurëse mbi disa ura, nga të cilat mbetën të vrarë 7 persona dhe u lënduan 115 të tjerë.
Sipas hetuesve rusë Ukraina ka hedhur në erë një urë autostrade mbi një hekurudhë të shtunën, pikërisht kur një tren pasagjerësh me 388 persona në bord ndodhej poshtë saj. Sulmet ndodhën para bisedimeve të paqes në Turqi të hënën, ka raportuar Reuters.
Putin ka thënë se sulmet ndaj urës në Bryansk dhe një tjetër në Kursk, kishin për cak popullatën civile dhe se ato janë dëshmi e qartë, sipas tij, se qeveria e Kievit “po degjenerohet në një organizatë terroriste, ndërsa sponsorët e saj po kthehen në bashkëpunëtorë të terroristëve”.
“Regjimi aktual në Kiev nuk ka nevojë fare për paqen. Çfarë na ka mbetur të flasim më? Si mund të negociojmë me ata që varen në terror?”, ka deklaruar Putin gjatë takimit me zyrtarët e lartë rus, të transmetuar në televizionin shtetëror.
Ai ka sugjeruar se çdo armëpushim do të ishte thjesht mundësi për Kievin për t’u furnizuar me armë perëndimore. Nga ana tjetër, Ukraina ende nuk i ka komentuar shpërthimet nëpër ura.
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...