Ministria ruse e mbrojtjes ka akuzuar homologët e tyre izraelitë për krijimin e situatave të rrezikshme ku një avion pasagjerësh u vu nën zjarrin e armëve teksa ishte duke u ulur në aeroportin e Damaskut.
“Ishte një avion që udhëtonte nga Teherani drejt Damaskut dhe në kohën e sulmit në borg kishte 172 pasagjerë”, tha zëdhënësi i ministrisë ruse Igor Konashenkov.
Sipas gjeneralit natën e të enjtes 6 shkurt, katër avionë izraelitë F-16 goditën me sulme në zonat e Damaskut pa hyrë në hapësirën ajrore siriane.
“Vetëm falë veprimeve të shpejta të kontrollorëve të aeroportit të Damaskut dhe sistemit automatik të kontrollit ajror, u bë e mundur largimi i avionit të pasagjerëve Airbus-320 nga zona e operimit të sistemeve raketore mbrojtëse dhe ulja e tij në bazën ajrore ruse Khmeimim,” tha Konashenkov.
Ai shtoi se fluturimet ndërkombëtare kryhen gjithmonë në lartësi të njohura dhe se radarët e izraelit e njihnin situatën në aeroportin e Damaskut.
“Operacione të tillë të ushtrisë izraelite nuk tregojnë interes për jetën e qindra civilëve të pafajshëm”, shtoi ai./tch
Baldini nis revolucionin te Italia, ndalon rrjetet sociale g...
Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt