Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar.
Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë njoftoi se shefi në detyrë i misionit të ambasadës holandeze, Joost Reintjes, u thirr në ministri për t’iu dhënë vendimi.
“Për përfaqësuesit e ambasadës holandeze u njoftua se pala ruse mori një vendim duke u bazuar në parimin e reciprocitetit për të dëbuar nga Federata Ruse dy punonjës diplomatik të ambasadës holandeze në Moskë. Ata do të jenë të detyruar të lëshojnë Rusinë brenda dy javëve”, thuhet në njoftimin e ministrisë ruse.
Më 10 dhjetor, Holanda dëboi dy diplomatë që punonin në ambasadën ruse për akuza të spiunimit.
Sipas agjencisë holandeze të intelegjencës AIVD, një oficer i intelegjencës, i cili punoi si një diplomat i akredituar në Ambasadën Ruse, ishte i angazhuar në aktivitete spiunazhi në fushën e teknologjisë dhe shkencës, si dhe ndërtoi një rrjet të konsiderueshëm burimesh, të cilat janë ose ishin aktive në sektorin e lartë të teknologjisë së Holandës.
AIVD tha se oficeri tjetër i intelegjencës ruse, i cili po ashtu ishte i akredituar si diplomat në ambasadën ruse në Hagë, luajti një rol mbështetës.
Të dy diplomatët punuan për shërbimin e intelegjencës ruse SVR, raportoi agjencia e intelegjencës, duke shtuar se ata u shpallën ‘persona non grata’ nga Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës./AA/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...