Forcat ruse kanë lëshuar një “substancë helmuese me origjinë të panjohur” me anë të një droni mbi Mariupol. Substanca kimike, sipas Batalionit Azov të qytetit, është hedhur mbi shënjestra ushtarake dhe civile.
Sipas raportimeve, njerëzit në qytet janë duke pasur probleme me frymëmarrjen si dhe probleme neurologjike.
Në raportin e Regjimentit thuhet: “Viktimat kanë insuficiencë respiratore, sindromë vestibulo-ataktike. Po zbardhen pasojat e përdorimit të një lënde të panjohur”.
‼️The Azov Regiment reports that about an hour ago #Russian troops used a toxic substance of unknown origin against Ukrainian military and civilians in the city of #Mariupol.
The victims suffered from respiratory failure and vestibulo-attack syndrome. pic.twitter.com/2zh68HqHCT
— NEXTA (@nexta_tv) April 11, 2022
Kujtojmë se që në ditët e para të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Perëndimi ka shprehur shqetësimet për mundësinë e përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Putinit. SHBA e BE ia kanë bërë të qartë liderit rus që nëse në Ukrainë përdoren armë kimike, përgjigja do të jetë e fortë. /abcnews.al/
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...