Ish bodigardi i presidentit Trump, Keith Schiller i ka thënë hetuesve të Kongresit që një rus i përfshirë në konkursin e bukurisë së Miss Universe 2013, kishte ofruar t’i dërgonte pesë femra Donald Trumpit në dhomën e tij të hotelit, raporton NBC News.
“Ne nuk bëjmë aso lloj sendesh”, tha Schiller para ligjvënësve, duke vazhduar më tej të thotë se kishte menduar njëherë që oferta ishte një shaka, transmeton portali arbresh.info
Dy burime gjithashtu thanë se Schiller foli për bisedën për të shtyrë përpara akuzat se Trump kishte angazhuar një numër prostitutash ruse në një dhomë hoteli në Moskë, duke i lutur ato të urinojnë në krevat, një vend ku kishte fjetur më parë presidenti Obama.
Këto pretendime u gjetën në dosjen e ‘pistë’, të cilën e hulumtoi opozita përmes ish oficerit britanik të inteligjencës Christopher Steele, të financuar nga një senator republikan së bashku me fushatën e Hillary Clintonit dhe Komitetin Kombëtar Demokratik./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit