Zjarrfikësit në rajonin rus të Rostovit nuk mund ta shuajnë zjarrin në depon e dytë të naftës.
Tre tanke karburanti tashmë kanë marrë flakë në depon e naftës Atlas në rrethin Kamensky.
Kreu i administratës vendore siguron se gjithçka është nën kontroll, por se e ka ngritur nivelin e sigurisë në rajon.
Kjo është dita e 11 radhazi që po digjet depoja e naftës në Proletarsk dhe se rusët nuk po mund ta vendosin nën kontroll.
Zona e zjarrit është “reduktuar ndjeshëm”, raportojnë mediat ruse, por videot e publikuara po thonë të kundërtën.
Ndryshe, Ukraina tash e disa javë kanë nisur sulme masive brenda territorit rus duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. /Telegrafi/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...