Rumania mund të marrë 500 mijë refugjatë nga Ukraina, nëse kriza me Rusinë përkeqësohet, tha sot ministrja e Mbrojtjes, Vasile Dancu.
“Vlerësimet janë në vazhdim, por për tani ne mund të pranojmë 500 mijë refugjatë”, tha ajo para gazetarëve, transmeton portal arbresh.info
Sipas saj, autoritetet janë duke planifikuar që të hapin qendra pritëse, veçanërisht në qytetet e mëdha përgjatë kufirit të përbashkët, i cili është i gjatë rreth 650 kilometra.
“Për momentin kjo situatë është thjesht hipotetike”, shtoi ajo.
Autoritetet rumune, duke përfshirë presidentin Klaus Johannis, dënuan sot ashpër njohjen nga Rusia të rajoneve separatiste pro-ruse në Ukrainën lindore, duke bërë thirrje për një “përgjigje të rreptë nga komuniteti ndërkombëtar”./arbresh.info/
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë