Senati amerikan unanimisht e ka konfirmuar republikanin Marco Rubio, sekretar të Shtetit. Senati e mbështeti Rubion me votë 99:0.
Rubio është bërë i pari zyrtar i nominuar i Trumpit që mori konfirmimin e Senatit, pas betimit të presidentit.
Gjatë seancës konfirmuese, Rubio ka theksuar se SHBA-ja do të ndryshojë fokusin dhe se do të jetë më e vendosur në interesat amerikane e më pak e varur nga Kina.
Ai ka thënë se është politikë e SHBA-së që lufta në Ukrainë duhet të marrë fund.
Sipas tij, arritja e marrëveshjes kërkon kompromise nga Moska dhe Kievi. Ai ka sugjeruar që Ukraina duhet të heqë dorë nga qëllimi që të rikthejë të gjitha territoret që Rusia i ka marrë në dekadën e fundit.
Rubio është personi i parë që shërben në pozitën e top-diplomatit, e që është me rrënjë latine.
Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një nga postet më të larta dhe më të rëndësishme në qeveri./rtk
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...