Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio i ka bërë thirrje Qeverisë kineze që të ushtrojnë presion mbi Iranin për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, që është rruga kyce për transportin e naftës.
“Njerëzit e parë që duhet të zemërohen për këtë janë qeveria kineze, sepse… shumë nga nafta e tyre kalon andej”, tha Rubio, shkruan CNN transmeton Arbresh.info
“Ata duhet të jenë të parët që thonë se, nëse minojnë Ngushticën e Hormuzit, kinezët do të paguajnë një çmim të madh dhe çdo vend tjetër në botë do të paguajë një çmim të madh. Edhe ne do ta paguajmë. Do të ketë një ndikim tek ne. Do të ketë shumë më tepër ndikim në pjesën tjetër të botës”, tha Rubio.
“Është vetëvrasje ekonomike për (Iranin) nëse e bëjnë këtë”, tha Rubio në Fox Neës.
Rubio shtoi se SHBA-të ruajnë “mundësi për t’u marrë me këtë”, por ky veprim “do të dëmtonte ekonomitë e vendeve të tjera shumë më keq se tonat”. Ai tha se kjo do të rezultonte në “përshkallëzim masiv që do të meritonte përgjigje, jo vetëm nga ne, por edhe nga të tjerët”.
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...