Rastet me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi kanë arritur në shifrën 379.051, ndërsa numri i vdekjeve në 4.142, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Infeksionit të koronavirusit në Rusi thuhet se në 24 orët e fundit me COVID-19 janë infektuar 8.371 persona, ndërsa janë konfirmuar 174 vdekje të reja.
Po ashtu me 8.785 shërime, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 150.993.
Në Rusi, rritja ditore e numrit të rasteve është deklaruar në 2.3 për qind. Ndërkohë raportohet se tek 42.5 për qind e rasteve të reja në vend nuk janë vërejtur simptoma.
Në kryeqytetin Moskë me 2.054 raste të reja është rritur në 173.497 numri i rasteve, ndërsa me 71 vdekje rritet në 2.254 numri i vdekjeve. Gjithashtu në qytet janë shëruar 71.251 persona.
Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi njoftoi se rreth 300 mijë persona janë nën mbikëqyrje dhe se në 24 orët e fundit janë kryer 285 mijë teste duke e rritur në mbi 9.7 milionë numrin e testeve të kryera deri më sot.
– Zhvillimi i COVID-19 në Rusi
Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar tek 2 shtetas kinezë në rajonet Transbaikal në jug të Tyumen dhe Siberisë. Ndërsa rasti i parë i vdekjes me burim COVID-19 u regjistrua me humbjen e jetës së një gruaje të moshës 79 vjeçare më 19 mars në Moskë. Rusia mbylli kufijtë e saj që nga fundi i marsit dhe me rritjen e pandemisë ajo kaloi në “situatën e përgatitjes së lartë”.
Në shumë pjesë të vendit u zbatua kufizimi i daljes në rrugë dhe me përjashtim të marketeve dhe farmacive u mbyllën të gjitha dyqanet, restorantet, kafenetë dhe qendrat e argëtimit, kulturës dhe sportit.
Për shkak të pakësimit në normat e rritjes në shifrat e rasteve, kohët e fundit filluan të lehtësohen masat në disa rajone të vendit.
Me lirimin e masave në Moskë dhe në disa qytete të vendit u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në transportin publik përfshirë taksitë, në biznese, markete dhe mjedise të populluara.
Në Moskë u zgjat deri më 14 qershor leja për daljen në rrugë e cila përfundonte me 31 maj. Bashkë me këtë duke filluar që nga 1 qershor do të lejohet hapja e bizneseve përveç ushqimore, si bizneset e pastrimit kimik, dyqanet për riparimin e këpucëve dhe veshjeve si dhe shëtitja dhe kryerja e aktiviteteve sportive në ambiente të hapura me kohë të caktuar për qytetarët.
Përfshirë kryeministrin Mikhail Mishustin, me koronavirus u infektuan edhe ministri i Ndërtimit, Vladimir Yakushev, ministrja e Kulturës, Olga Lyubimova, ministri i Shkencës dhe Arsimit të Lartë, Valery Falkov dhe disa deputetë në Dhomën e Ulët të Parlamentit rus Duma.
Teksa kryeministri Mikhail Mishustin, dhe ministrat Lyubimova, Falkov dhe Yakushev iu kthyen detyrave të tyre pas shërimit, po ashtu edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov doli nga spitali në të cilin ai u trajtua për COVID-19.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...