Është rritur në mënyrë të frikshme bilanci i viktimave nga tërmeti që shkatërroi Turqinë jugore dhe Sirinë veriperëndimore të hënën e kaluar. Nga të dhënat e përditësuara paraditen e sotme mësohet se janë të paktën 40.943 të vdekur, nga të cilët në Turqi janë të paktën 31,643.
Këtyre iu shtohet numri i rreth 9300 viktimave në Siri të njoftuar dje nga menaxheri rajonal i emergjencave të OBSH-së, Rick Brennan. Ky i fundit i cituar nga SkyNews, tha se rreth 4,800 njerëz në vend kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe 4,500 të tjerë kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga rebelët./a2cnn
Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan
Franca në OKB: Përgjegjësit për Banjskën të vihen para drejt...
Kurti nis vizitën në Londër, flet për “kërcënimet e vazhdues...
Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon pë...
Kurti: Kushtetuta, garancia jonë për demokraci dhe të ardhme...
Kryeministri i Libanit kërkon mbështetjen e Pakistanit për n...