Irani ka rrëzuar një dron të paarmatosur dhe pa ekuipazh të SHBA-së, përderisa ishte duke fluturuar në hapësirën ndërkombëtare ajrore mbi Hormuz të enjten, duke provokuar kështu rëndë Amerikën.
Ky incident do të shkaktojë diskutime serioze brenda administratës së Trump rreth asaj se si do t’i përgjigjen një sulmi të tillë, të drejtpërdrejt mbi ushtrinë amerikane.
Droni amerikan Navy MQ-4C Titron u rrëzua nga një sipërfaqe iraniane në ajër, përderisa raketa e zbulimit po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare përgjatë ngushticës së Hormuzit të enjten, tha një zyrtar i SHBA-së për ABC News, transmeton Gazeta Express.
Më herët, mediat shtetërore iraniane kishin cituar Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit që thoshin se kishin rrëzuar një avion Global Hawk kur kishte hyrë në hapësirën ajrore iraniane, pranë krahinës Kouhmobarak në veri të ngushticës së Hormuzit.
Ky incident nuk është i pari që ka ndodhur ditëve të fundit. Irani kishte rrëzuar edhe një dron amerikan në hapësirën e tij.
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...
OVL UÇK dënon ekspozitën në shesh, organizojnë protestë të h...
REL: Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të...
Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderoj Ramën pë...
Gjendet vetura e raportuar si e zhdukur në Aeroportin e Pris...