Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës (OVL-UÇK), ka paralajmëruar protestë për të hënën në Prishtinë, si reagim ndaj ekspozitës që, sipas tyre, ka paraqitur pasaktësi për masakrat e luftës në Kosovë.
Protesta pritet të mbahet nga ora 13:00 para ndërtesës së Kuvendi i Kosovës.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, e ka cilësuar ekspozitën si fyerje për vendin dhe për të rënët.
“Ajo ekspozitë ka qenë fyerje për shoqërinë, vendin dhe për të gjithë ata që dhanë jetën”, tha Gucati.
Ndërkaq, nënkryetari i kësaj organizate, Gazmend Syla, ka theksuar se nuk do të tolerohet shtrembërimi i historisë së luftës:
“Nuk do të lejojmë të përdhoset lufta jonë”, u shpreh Syla.
Të shtunën në mëngjes janë larguar tabelat e ekspozitës nga sheshi kryesor i Prishtinës, pasi Komuna e Prishtinës pezulloi lejen për shkak të reagimeve të shumta publike mbi përmbajtjen e saj.
Ndërkohë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se përmes Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës do të vlerësojë nëse ekspozita përmban elemente të përgjegjësisë penale.
Pas kritikave të shumta, organizatat përgjegjëse për ekspozitën, Admovere dhe Integra, kanë kërkuar falje publike, duke theksuar se qëllimi i vetëm ishte nderimi i viktimave civile dhe ruajtja e kujtesës kolektive për krimet e luftës në Kosovë.
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...