Një helikopter ushtarak i Ugandës me tetë persona në bord është rrëzuar dhe ka marrë flakë në aeroportin ndërkombëtar kryesor të kryeqytetit somalez, Mogadishu, ka bërë të ditur për BBC-në zëdhënësi i ushtrisë ugandeze.
Deri më tani është konfirmuar për pesë të vdekur, ndërsa raportohet se tre personat e tjerë kanë shpëtuar me lëndime serioze.
Gjeneralmajor Felix Kulaigye ka thënë se “shkaku i rrëzimit mbetet ende i paqartë.”
Trupat ugandeze janë pjesë e një force 11 mijë trupash të Bashkimit Afrikan (AU), që ndihmon qeverinë somaleze në luftën kundër grupit të lidhur me al-Kaedën, al-Shabab, i cili prej më shumë se dy dekadash zhvillon një kryengritje të përgjakshme në vend.
Ndërkohë, zyrtarët e AU-së dhe të Somalisë kanë bërë të ditur se ka nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.
Ministri shqiptar në Bruksel: Zgjerimi i BE-së është garanci...
Cilat janë propozimet e Iranit refuzoi që Trump si të papran...
Konjufca në Bruksel: Kosova kërkon status kandidat në BE dhe...
Tri vjedhje të rënda brenda një dite në Kosovë, cak stolitë ...
Të shtëna në Kamenicë, një person plagoset dhe dy arrestohen
BE e Ballkani Perëndimor mblidhen në Bruksel, dialogu Kosovë...