Një aeroplan Boeing-737 ukrainas me më shumë se 170 njerëz në bord është rrëzuar në Iran, raportojnë mediat lokale.
Organizata humanitare “Gjysmëhëna e Kuqe” e Iranit tha se nuk kishte gjasa për të gjetur të mbijetuar.
Aeroplani u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti iranian “Imam Khomeini” në Teheran, tha agjencia e lajmeve shtetërore Fars.
Raportet bëjnë të ditur se aeroplani ishte rrugës për në kryeqytetin ukrainas të Kijevit.
Është e paqartë nëse incidenti është i lidhur me tensionet ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
Ekuipazhet e shpëtimit janë dërguar në zonë, afër aeroportit, ku u rrëzua avioni.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se po bëhen përpjekje për të kuptuar rrethanat e aksidentit dhe numrin e viktimave.
“Ngushëllimet e mia të sinqerta për të afërmit dhe miqtë e të gjithë pasagjerëve dhe ekuipazhit,” tha ai në një deklaratë./REL/
Haradinaj nga Gjakova: Kosova s’është mirë, duhet bërë më e ...
Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të ...
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it