Një aeroplan është rrëzuar mbi parkingun e një supermarketi në Tires të Portugalisë pasi shpërtheu sa ishte në qiell.
Avioni i lehtë, që besohet se kishte pilotin dhe tre pasagjerë në bord, thuhet se ka eksploduar në ajër, transmeton portali arbresh.info.

Dyshohet se të katër personat kanë humbur jetën.
Avioni ra poshtë tek Lidl Supermarket në Tires në afërsi të qytetit bregdetar Cascais, 20 milje në perëndim të Lisbonës.
Gjithashtu disa makina janë përfshirë nga flakët. Por nuk dihet nëse dikush në tokë është lënduar nga kjo përplasje./Arbresh.info

Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...