Për pesë ditë, më shumë se 380 mijë persona në Britani të Madhe e kanë nënshkruar peticionin me të cilin kërkohet mbajtja e referendumit të dytë për Brexit-in.
Letra e hapur, e organizuar nga grupi “Vota e Popullit” dhe gazeta “The Independent”, bën thirrje që zyrtarët në Britani dhe në Bashkimin Evropian t’i mundësojnë popullit britanik që të votojë për miratimin apo kundërshtimin e planit të kryeministrit Johnson për Brexit-in.
Qindra mijëra nënshkrime janë shtuar në listën e emrave që e përkrahin këtë peticion që nga dita kur rreth një milion njerëz marshuan para kuvendit britanik të shtunën e kaluar për të kërkuar referendum të ri.
Në këtë peticion thuhet: “Ne nuk duam që njerëzit e pushtetshëm ta shtyjnë popullin drejt një Brexit-i që do ta dëmtojë ekonominë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian, që do ta rrezikojë procesin e paqes në Irlandën Veriore dhe që do të sjellë vite të tjera me paqartësi dhe kaos”.
“Na lejoni të vendosim nëse duam të vazhdojmë me këtë proces. Na lejoni të vendosim përmes votës së popullit”, thuhet më tej në këtë letër.
Ndryshe, gazeta “The Independent” është bërë pjesë e kësaj fushate nga viti 2018 dhe deri më tash e ka siguruar përkrahjen e 1.3 milion njerëzve, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...