Gati 21.000 fëmijë janë zhdukur në Gaza që nga fillimi i luftës, sipas “Save the Children”. Organizata joqeveritare tha në një deklaratë se të paktën 4000 fëmijë ka të ngjarë të jenë varrosur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë luftimeve, e ndërsa të paktën, 17.000 besohet se janë ndarë nga familjet e tyre.
Organizata shton se ofensiva aktuale e Izraelit në Rafah ka ndarë me forcë më shumë fëmijë dhe ka rritur më tej presionin mbi familjet dhe komunitetet që kujdeseshin për ta. “Çdo ditë ne gjejmë më shumë fëmijë të pashoqëruar dhe çdo ditë është më e vështirë t’i mbështesim ata. Nuk ka vend të sigurt në Gaza”, tha një specialist i mbrojtjes së fëmijëve të “Save the Children” në Gaza.
Nga ana tjetër, ushtria izraelite thotë se raporti i “Save the Children” bazohet në numrat e dhënë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila qeveriset nga Hamasi, që për ta është një burim i rremë informacioni./a2cnn
Mbahet protesta e shtatë kundër ndërtimit në Zvërnec, qyteta...
Ambasada e Kosovës në Lubjanë apel mërgatës: Shfrytëzoni të ...
Gazetarët paralajmërojnë rrezik për lirinë e medias pas shit...
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...