Ekipet norvegjeze të shpëtimit kanë ndaluar përkohësisht një kërkim për të mbijetuarit midis rrënojave të rrëshqitjes në një fshat në verilindje të Oslos.
Shtatë trupa janë gjetur deri më tani – gjashtë ditë pas rrëshqitjes – ndërsa tre njerëz thuhet se janë ende të zhdukur, raporton euronews.
Familja mbretërore e Norvegjisë u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave, me Mbretëreshën Sonia gjithashtu duke vlerësuar shërbimet e urgjencës “Njerëzit janë të bashkuar në vendosmërinë e tyre për të kërkuar në kushte të tmerrshme. Përpjekjet e tyre na kanë prekur thellë”.
Mbi 1.000 njerëz tashmë janë evakuuar dhe shpresa për të gjetur më të mbijetuar po zbehet.
Ndryshe, janë ngritur pyetje pse është lejuar ndërtimi për kaq shumë shtëpi në një pjesë të tokës e cila ishte e njohur që nga viti 2005 se përbëhej nga argjila e paqëndrueshme. /Telegrafi/
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...