Një i ri është rrëmbyer dhe mbajtur peng për disa orë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Emin Matraxhiu’ në qytetin e Elbasanit.
3 të rinj kanë futur me forcë dhe kanë mbajtur peng për disa orë 25-vjeçarin me iniclat A. S.
Rrëmbimi ka alarmuar familjarët të cilët kanë njoftuar policinë.
Në pranga janë vendosur tre të rinjtë Bekim dhe Arben Raxha dhe Erjon Kaçuli.
Njoftimi i plotë i policisë: Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
• Arben Raxha, 48 vjeç
• Bekim Raxha, 21 vjeç,
•Erion Kaçuli, 18 vjeç , të tre banues në fshatin Griqan, Elbasan.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen ‘Emin Matraxhiu’ Elbasan, për motive të dobëta, kanë marrë e kërcënuar në mjetin e tyre, shtetasin A.S, 25 vjeç, banues në Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ‘Heqja e paligjshme e lirisë’.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot