Rregullatori amerikan kërkon pezullimin e vaksinës “Johnson & Johnson”

13:49 | 13 Prill 2021

Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve dhe Qendrat për Kontrollimin e Sëmundjeve në SHBA kanë bërë thirrje që të ndërpritet përdorimi i vaksinës së kompanisë “Johnson & Johnson”.

Kjo pasi që janë lajmëruar gjashtë raste të mpiksjes së gjakut te gratë, shkruan bbc transmeton portali arbresh.info

FDA amerikane deklaroi se gjashtë raste të mpiksjes së rëndë të gjakut ishin zbuluar në më shumë se 6.8 milion doza të vaksinës.

Rekomandimi ndjek raste të ngjashme të rralla në vaksinën AstraZeneca, e cila ka nxitur disa ulje në përdorimin e saj. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara