Gazetarja ukrainase Lyubov Velychko jeton pranë një baze ushtarake pranë kryeqytetit Kiev, ka treguar zgjimin e saj dhe tingujt e lartë të sirenave, transmeton arbresh.info.
Ajo thotë se u zgjua në 4.30 të mëngjesit dhe “dëgjoi tinguj shumë të lartë” dhe nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Tutje ajo tha se doli jashtë dhe pa “diçka që dukej si zjarr”.
Velychko thotë se fqinjët e saj janë të shokuar dhe ajo pa disa prej tyre të përlotur, duke shtuar se “i fshehëm fëmijët tanë në orën 5 të mëngjesit në bodrume”, raporton the guardian.
Më vonë ajo shkoi në bazën ushtarake dhe thotë se ajo ishte “bombarduar nga raketat nga ajri” dhe dy persona vdiqën.
“Kam numëruar shtatë raketa,” thotë ajo.
Ajo tani po largohet nga qyteti me familjen e saj dhe thotë se “nuk ndihet e sigurt” sepse dëgjoi se tanket ruse janë afër kufirit me Bjellorusinë, i cili është 80 km nga shtëpia e saj./arbresh.info/
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”