Rio përgatitet për karnavalet nën masa të shtuara sigurie

00:46 | 22 Shkurt 2017

Karnavalet do ta shndërrojnë së shpejti Rio de Janeiron në një arenë të madhe festive. Por vala e fundit e trazirave dhe vrasjeve, në shtetin fqinj Espirito Santo, ndikoi në rritjen e masave të sigurisë në prag të festës.
Plot 9.000 efektivë u mobilizuan në kryeqytetin brazilian pas dhunës që përfshiu Espirito Santon, e ku mbi 120 persona humbën jetën në një javë, pas vakumit që shkaktoi greva policore. Përforcimi i sigurisë në Rio nuk është diçka e re, pasi masa të shtuara pati edhe gjatë Lojërave Olimpike të vitit 2016.

Gjithsesi, disa turistë ndihen të shqetësuar.

“Jam e shqetësuar për sigurinë. Këtu siguria lë për të dëshiruar, e megjithatë grupi ynë është i madh, kështu do t’iu bëjmë ballë rreziqeve”, tha Beduina Oliveira Brito.

Bashkia e Rios pret më shumë se një milion vizitorë dhe pretendon se java e paradave, festave në rrugë, turizmit dhe aktiviteteve që kanë lidhje me karnavalet, do të gjenerojë gati një miliard dollarë. Një tjetër turist, Gabriel thotë se po pret me padurim ngjarjen.

“Gjithçka po shkon shumë mirë dhe ne po presim me padurim ‘Sambadromën’”, tha ai.

Karnavalet nisin më 24 shkurt dhe do të ndiqen nga miliona spektatorë jo vetëm në Brazil, por në të gjithë botën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara