Bill Clinton ishte presidenti i 42-të i SHBA-ve dhe pasoi në detyrë Xhorxh Bush, ndërsa u pasua nga Xhorxh Bush i riu, duke u vendosur kronologjikisht mes dy anëtarëve të familjes Bush.
Por kjo foto e bërë së fundmi, e vendos Bill Clintonin edhe fizikisht mes babë e bir dhe mbase tregon se ish presidentin e ka marrë malli për atë pozicion.
Fotoja u bë gjatë një vizite në qendrën presidenciale Bush dhe Clinton s’mund ta humbte shansin që të vendosej sërish mes dy presidentëve, pavarësisht së bëhet fjalë thjesht për dy statuja, transmeton tch.
Fotoja bëri xhiron e botës në pak orë dhe humori i Clinton u vlerësua mjaft. Madje pati edhe komentues që i dhanë ide clintonit, si përshmebull të shkruajë një libër që të titullohet jeta ime mes dy Bush-ëve, pasi kopertinën tashmë e ka gati.
Nuk është e qartë nëse fotoja me statujat e Bush-ëve u bë si fans, apo thjesht për të luajtur me një renditje historike, por nuk munguan ata që hodhën dyshime për fshehjen e Clintonit pas njërit Bush dhe për nënqeshjen e hollë.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...